
Al Nasr i Ronaldos anulon transferimin e mbrojtësit që kërkonte e gjithë Europa, nuk lejon as t’i bashkohet në hotel!

Një ngjarje e paprecedent ka ndodhur ditën e fundit me një transferim të planifikuar që kishte bërë shumë bujë. Mbrojtësi slloven i Fejenordit, David Hançko, ishte kërkuar nga gjithë klubet e mëdha të Europës, por ai kishte zgjedhur të bashkohej me Al Nasr. Klubi arab ra dakord të paguante 40 milionë euro, por është tërhequr pasi futbollisti i është bashkuar në grumbullim.
Hançko kishte boshatisur shtëpinë në Roterdam, u kishte dhënë lamtumirën ish-shokëve të skuadrës dhe ishte nisur drejt Austrisë për të zhvilluar fazën përgatitore me klubin e tij të ri. Por si fillim askush nuk ishte paraqitur në aeroport për ta pritur, e më pas, nuk ishte lejuar të qëndronte as në hotelin ku ishte grumbulluar ekipi arab. Më vonë, atij i ishte shpjeguar se Al Nasr kishte vendosur të mos finalizonte marrëveshjen, duke e kthyer mbrapsht.
“Nuk kemi parë ndonjëherë më parë një gjë tillë. E lejuan që të shkonte në grumbullim por pastaj në mënyrë të papritur thanë që nuk është më i mirëpritur, edhe pse klubet kishin një akord. Të ftosh lojtarin në grumbullim dhe ta deklarosh në mënyrë të papritur si të padëshiruar është pa precedent! Është skandaloze dhe e pakuptueshme”, ishte reagimi i Fejenordit, që ka parë t’i ikin nga duart 40 milionë euro, shifër që do ishte rekord për klubin holandez.

Samiti për Ukrainën që injoroi pyetjet e vështira
ide

Zoti Basha, Demokratët, Kombi dhe ‘Partia Demokratike e Shqipërisë’!


Zjarrvënësi i Demokracisë, tradhtia që dogji të djathtën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128