
Asnjë ekip në Europë si zikaltrit e Inzagit, Interi është si makineri golash

Interi e ka gjetur recetën e lumturisë kolektive: t’i bëjë të gjithë lojtarët të shënojnë dhe të jenë të rëndësishëm. Në këtë listë mungonte vetëm Nikola Zalevski, i cili u bashkua në formë huazimi në janar në rrugët e “Appianos”. Anësori i krahut, i vendosur si mesfushor qendre, në minutën e 15-të të ndeshjes Torino-Inter, mori një pasim vertikal nga Bastoni, kaloi Gineitisin me thembër dhe goditi me kthesë.
Ai është lojtari i 19-të i Interit që shënon në kampionat, dhe i 21-ti në të gjithë sezonin. Asnjë skuadër tjetër nuk e ka arritur këtë gjë. Nëse përjashtojmë lojtarët e ekipit të të rinjve të aktivizuar në Champions dhe Kupë, si: Aido, Berenbrushh, De Pieri dhe Çoki, si dhe lojtarët në huazim, si: Bjukenën dhe Palacios, Inzagi ka arritur të bëjë që e gjithë skuadra të shënojë. Interi është një makineri golash.
Këtë vit ka shënuar 110 gola në të gjitha kompeticionet: 75 në kampionat, 26 në Ligën e Kampioneve, 5 në Kupën e Italisë dhe 4 në Superkupën italiane. Këtë e ka bërë në 56 ndeshje, me një mesatare prej pothuajse dy golash për ndeshje. Dy golat e fundit erdhën në stadiumin “Olimpico Grande Torino”, një ditë ku shiu rrezikonte që të rrëmbente skenën e skuadrës së Inzagit.
GOLI I ZALEVSKIT– Edhe pse luajti si mesfushor qendre, shtohet në listën e mbrojtësve që kanë shënuar. Duhet theksuar se Dumfris, Dimarko, Karlos Augusto dhe polaku (Zalevski) luajnë si anësorë ofensivë, por konsiderohen pjesë e mbrojtjes. Deri tani, Interi ka shënuar 28 gola me mbrojtësit në të gjitha kompeticionet. Kryeson Dumfries me 10 gola, i katërti golashënues më i mirë i klubit. Pas tij vijnë Dimarko me 4, Darmian dhe Karlos Augusto me nga 3, Biseck me 2 dhe në fund Bastoni, Pavar, Açerbi dhe Zalevski me nga një gol.
ASLLANI- Sa u përket mesfushorëve, janë shënuar gjithsej 27 gola. I pari është Çalhanoglu me 11, ndjekur nga Fratezi me 7, pastaj Barela dhe Asllani me nga 3, Zielinski me 2 dhe Mkitarian me një. Mesfushori i Kombëtares shqiptare ka arritur për herë të parë këtë shifër golash në një sezon, duke qenë vendimtar 2 herë nga penalltia dhe një herë tjetër shënoi gol nga goditja e këndit kundër Udinezes në Kupën e Italisë.
SULMI- Sulmuesit mbyllin listën me 51 gola: golashënuesi më i mirë i sezonit, të paktën deri tani, është Lautaro Martinez me 22 gola. Pasojnë Markus Turam me 18, Arnautoviç me 7, Taremi me 3 dhe në fund Korrea, i cili ka realizuar vetëm një gol në 719 minuta të luajtura. Ende mbeten për t’u zhvilluar dy ndeshje kampionati, Kupa e Botës për Klube dhe finalja e Ligës së Kampioneve. Bilanci pritet të rritet. Të paktën, kështu shpreson Interi.
-
Sot, Dita Ndërkombëtare e Dritës
16 Maj, 10:26

Kauza ishte dhe është e drejtë!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128