
Besiktas i bën “golin” Muçit, klubi turk përgatit transferimin e sulmuesit të Benfikës

25 Korrik 2025, 21:16 / SPORT
Besiktas vazhdon që të jetë në merkato për një sulmues të krahut të majtë, pozicion ky që në shumë ndeshje u mbajt nga Ernest Muçi sezonin e shkuar. Por gjithçka mund të ndryshojë.
“Shqiponjat” kanë shfaqur interes serioz për sulmuesin turk të Benfica, Kerem Aktürkoğlu. Ky i fundit shihet si përforcimi ideal për sulmin, por që do t’i prishte shumë punë Muçit.
Vlera aktuale e 26-vjeçarit turk është 24 milionë euro, por mendohet se Benfica nuk e lëshon pa 25 milionë. Megjithatë, pritet të shihet nëse ky “operacion” i Besiktas do të finalizohet me sukses.
Kujtojmë se Kerem Aktürkoğlu e ka nisur karrierën në Turqi. 26-vjeçari është aktivizuar për ekipe si Golcukspor, Hisareyn, Basaksehir, Karacabey, Bodrumspor, Erzincanspor dhe Galatasaray.
ide

Nuk u ndamë as kur shumëçka na ‘ndante’!
Nga Kim Mehmeti

Zoti Basha, Demokratët, Kombi dhe ‘Partia Demokratike e Shqipërisë’!
Nga Armend Gjana

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128