Coman largohet zyrtarisht nga Bayern

16 Gusht 2025, 14:43 / SPORT ALFA PRESS
Coman largohet zyrtarisht nga Bayern

Kinglsey Coman është prezantuar zyrtarisht si lojtari më i ri i Al Nassr në kampionatin arab të futbollit, ku ka firmosur për 3 sezone. Francezi u largua nga Bayern pas një qëndrimi 10-vjeçar ndërsa arriti të fitojë disa trofe, mes tyre edhe Champions Leaguen.

Me ardhjen e trajnerit Kompany u duk se për anësorin nuk kishte minutazh, kështu që edhe pas këshillimit me drejtuesit vendosi të largohej, duke ju bashkuar Al Nassr, aty ku gjen edhe të tjerë emra të njohur të kontinentit të vjetër si Ronaldo, Mane, por dhe Joao Felix.

Kujtojmë që Al Nassr pagoi 30 milionë euro për kartonin e 29-vjecarit, i cili pritet të fitojë më tepër se 20 milionë euro në sezon. Një tjetër lojtar që pritet të largohet, por këtë herë nga Manchester City është portieri Ederson, ndërsa Galatasaray ka bërë dhe ofertën zyrtare në drejtim të the cityzens.

Sipas asaj që raportohet në mediat britanike, kampionët e Turqisë kanë ofruar 10 milionë euro për kartonin e brazilianit, por Manchester City ka kërkuar më tepër para, duke deklaruar se futbollist vlen shumë më tepër.

Po ndodh...