
Dinamo kërkon të shkruajë historinë, sfidon sot Jagellonia-n në Poloni


Dinamo City është gati të shkruajë një tjetër faqe të artë në historinë e saj europiane. Pas një rrugëtimi mbresëlënës në Kupat e Europës, skuadra e drejtuar nga trajneri Ilir Daja do të zbresë sot në fushë për ndeshjen e parë të fazës “play-off” të UEFA Conference League.
Pengesa e radhës për blutë është skuadra polake Jagiellonia Białystok, një ekip me përvojë të konsiderueshme në arenën europiane dhe me një formacion të fortë e të disiplinuar.
Megjithatë, për Dinamon kjo sfidë nuk shihet si e pakalueshme, sidomos duke pasur parasysh performancën e shkëlqyer që treguan përballë gjigantëve kroatë të Hajduk Split, ku në stadiumin “Air Albania” zhvilluan një ndeshje spektakolare, fituan 3-1 dhe siguruan me meritë kalimin në këtë fazë historike.
Pritshmëritë janë të larta, teksa ndeshja e parë mes Jagiellonia dhe Dinamo City do të zhvillohet sonte në orën 20:15, në stadiumin “Stadion Miejski ë Białymstoku” në Poloni. Dinamo synon një rezultat pozitiv që do t’i jepte më shumë siguri për ndeshjen e kthimit në Tiranë, ku atmosfera pritet të jetë elektrizuese.

Samiti për Ukrainën që injoroi pyetjet e vështira
ide

Zoti Basha, Demokratët, Kombi dhe ‘Partia Demokratike e Shqipërisë’!


Zjarrvënësi i Demokracisë, tradhtia që dogji të djathtën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128