Donnarumma i padëshiruar, por PSG kërkon të paktën 40 milionë euro për portierin

18 Gusht 2025, 23:03 / SPORT ALFA PRESS

Donnarumma i padëshiruar, por PSG kërkon të paktën 40

Gianluigi Donnarumma po përjeton një moment të vështirë në karrierë.

Pavarësisht se ishte protagonist absolut në triumfin historik të Champions League për Paris Saint-Germain, si dhe fitues i tre trofeve të tjerë sezonalë, trajneri Luis Enrique ka vendosur ta përjashtojë nga projekti i tij teknik.

Vendimi i pasua me afrimin e portierit francez, Lucas Chevalier, të cilin Enrique e sheh si profil më të përshtatshëm për të ardhmen e klubit.

Për Donnarumma-n, që ka vetëm një vit kontratë me PSG-në, kjo situatë është një goditje e madhe, duke u përballur me zhgënjim dhe ndjenjë refuzimi.

Megjithatë, pavarësisht rrethanave, drejtuesit e klubit parizien nuk pranojnë ta lëshojnë lirë: sipas Sky Sports UK, portieri i kombëtares italiane vlerësohet ende mes 40 dhe 50 milionë eurove.

Destinacioni më i mundshëm duket Manchester City. Donnarumma preferon Premier League dhe e sheh skuadrën e Pep Guardiolës si zgjedhjen ideale, sidomos me mundësinë që Ederson të largohet nga “Etihad Stadium”.

Megjithatë, deri tani nuk ka pasur kontakte konkrete mes PSG-së dhe City-t, as me përfaqësuesit e lojtarit.

Pengesa kryesore për kampionët e Anglisë lidhet me menaxhimin e portierëve: para se të bëjnë një lëvizje për Donnarumma-n, ata duhet të largojnë një nga portierët aktualë.

Me James Trafford tashmë të transferuar këtë verë te City, zgjedhja duket e qartë.

E ardhmja e Donnarumma-s mbetet pezull, mes dëshirës së tij për Premier League dhe vështirësisë së PSG-së për ta larguar pa një përfitim të madh financiar.

Po ndodh...