
Flick i pakënaqur pas fitores 3-0: Nuk më pëlqeu ndeshja, do flas me lojtarët e mi


Barcelona e nisi sezonin e ri në La Liga, duke fituar 0-3 në transfertë ndaj Mallorca, në një ndeshje ku nuk munguan polemikat.
Pavarësisht fitores, Hansi Flick është shprehur i pakënaqur me paraqitjen e të tijve në intervistën pas ndeshjes.
“Nuk më pëlqeu ndeshja. Ekipi im luajti me 50% të kapacitetit të tij dhe kjo nuk është e mundur. Duhet të flas me lojtarët. Pjesa jonë e dytë ishte e keqe. Nuk jam i lumtur. Duhet të jemi 100% të përqendruar. Nëse na krijohen raste për të shënuar, duhet t’i shfrytëzojmë”, tha Flick.
Gjithashtu trajneri gjerman pati dhe një koment mbi rastin e golit të dytë, ku lojtari i Mallorca-s ishte i shtrirë në fushë.
“Gjithmonë i them ekipit se duhet të luajmë derisa gjyqtari ta ndalojë lojën. Derisa gjyqtari ta ndalojë lojën. Dhe sigurisht, ky është një vendim i gjyqtarit, dhe ne duhet ta pranojmë atë”, shtoi Flick.

Samiti për Ukrainën që injoroi pyetjet e vështira
ide

Zoti Basha, Demokratët, Kombi dhe ‘Partia Demokratike e Shqipërisë’!


Zjarrvënësi i Demokracisë, tradhtia që dogji të djathtën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128