
Gjest fisnik nga Chelsea, bonusi i Botërorit të Klubeve shkon për familjet e Jotas dhe André Silvas


Skuadra e Chelsea-t ka bërë një gjest të veçantë solidariteti, duke vendosur të ndajë një pjesë të bonusit të fituar nga triumfi në Botërorin e Klubeve me familjet e Diogo Jota-s dhe André Silva-s, dy vëllezër të ndjerë që humbën jetën tragjikisht më 3 korrik në një aksident automobilistik në Spanjë.
Sipas ‘The Athletic’, pas diskutimeve mes klubit dhe lojtarëve, u vendos që një shumë e barabartë me pjesën që i takon çdo lojtari nga bonusi të shkojë për familjet e dy futbollistëve.
Çdo familje do të marrë rreth 430 mijë euro, duke e kthyer këtë nismë në një homazh prekës për dy vëllezërit, të cilët ishin pjesë e Liverpool-it dhe Penafiel-it.
Chelsea, që fitoi 13,34 milionë euro (rreth 11,4 milionë paundë) si shpërblim nga Botërori i Klubeve në SHBA, triumfoi më 13 korrik me një fitore të bujshme 3-0 ndaj PSG-së, kampion i Ligës së Kampionëve, në ‘MetLife Stadium’ të New Jersey-t.
Ky gjest merr një vlerë edhe më të madhe duke pasur parasysh lidhjen e ngushtë që Diogo Jota kishte me Pedro Neton, sulmues i Chelsea-t, me të cilin ka luajtur tek Wolverhamptoni dhe te kombëtarja e Portugalisë.
Me këtë veprim, Chelsea jo vetëm që feston një sukses të madh sportiv, por tregon edhe anën njerëzore dhe solidaritetin që shkon përtej fushës së blertë.

Samiti për Ukrainën që injoroi pyetjet e vështira
ide

Zoti Basha, Demokratët, Kombi dhe ‘Partia Demokratike e Shqipërisë’!


Zjarrvënësi i Demokracisë, tradhtia që dogji të djathtën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128