Gjobë dhe dy dënime, ish-futbollisti i Kombëtares e pëson keq

16 Maj 2025, 14:12 / SPORT ALFA PRESS
Gjobë dhe dy dënime, ish-futbollisti i Kombëtares e pëson

Federata zvicerane ka komunikuar tre vendime për Taulant Xhakën. Ish-mesfushori i Kombëtares shqiptare duhet të paguajë gjobën 7500 franga, është i pezulluar për një ndeshje, po ashtu duhet të shërbejë 18 orë për komunitetin e futbollit në 6 muajt e ardhshëm.

Vendimi për Xhakën erdhi pas festës së titullit te Bazeli. Mesfushori shqiptar komunikoi me tifozët duke përdorur fjalor urrejtje kundër klubeve të tjera. Po ashtu përdorimi i lëndëve mjeteve piroteknike nga ana e tij u konsiderua sjellje e padenjë.

Bazeli u kthye te titulli kampion pas 8 vitesh në Zvicër. Ky ndërkohë është edhe sezoni i fundit për Taulant Xhakën, që ka njoftuar tërheqjen nga futbolli i luajtur. Në moshën 34-vjeçare, largohet pas një karriere të kaluar te Bazeli ku u bashkua me ekipin e parë në vitin 2010.

Plot 7 tituj kampion fitoi Xhaka gjatë kësaj kohe me Bazelin. Po ashtu klubi zviceran numëron edhe tre trofe të Kupës nga viti 2010.

Po ndodh...