
Igli Tare i etur për sukses! Zgjedh yllin e klubit të Bundesligës për sulmin e Milanit

Milan ka rritur ritmin në merkato dhe synimi kryesor mbetet Viktor Bonifejs, sulmuesi i Bajer Leverkusen. Sulmuesi nigerian, 24-vjeçar, shihet nga drejtuesit kuqezi si profili ideal për repartin ofensiv.
Ai madje ka kaluar përpara Rasmus Hojlund dhe Dushan Vlahoviç në listën e objektivave. Fillimisht Bonifejs u përfol si alternativë, por tashmë është kthyer në prioritet absolut. Drejtori sportiv Igli Tare ka ringjallur kontaktet me klubin gjerman për të gjetur një marrëveshje të pranueshme për të dyja palët. Vlera e kartonit të tij llogaritet rreth 40 milionë euro, ndjeshëm më pak se një vit më parë kur kushtonte mbi 60 milionë.
Çmimi është ulur për shkak të disa problemeve fizike dhe luhatjeve në formë, por kjo nuk e ka penguar Milanin të paraqesë një ofertë konkrete. Sipas mediave gjermane, klubi italian ka propozuar formulën e huazimit me të drejtë blerjeje për 30 milionë euro. Ky opsion po merret seriozisht në konsideratë nga Leverkusen. Vetë lojtari raportohet se ka dhënë pëlqimin për transferim në Milano, duke pritur vetëm miratimin mes dy klubeve. Ai e sheh projektin e Milanit si hapin e duhur për karrierën e tij dhe dëshiron të provojë veten në Serie A. Statistikat e Bonifejs flasin vetë: 61 ndeshje, 32 gola dhe 12 asistime me fanellën e Leverkusen.
Ai ishte protagonist në fitoren e Bundesligës dy sezone më parë. Këto shifra e bëjnë një sulmues të rrezikshëm për çdo mbrojtje dhe një armë që mund të japë kontribut të menjëhershëm në Itali. Analistët e merkatos thonë se Bonifejs tashmë ka kaluar në krye të listës kuqezi, duke lënë pas Hojlund dhe Vlahoviç. Alegri dhe stafi i tij e shohin si partnerin ideal për Himenez, me të cilin mund të krijojë një dyshe të frikshme. Kombinimi i fuqisë, shpejtësisë dhe fleksibilitetit do t’i japë Milanit një dimension të ri në fazën sulmuese.
Operacioni shihet i arsyeshëm edhe financiarisht, pasi lidh ambicien sportive me kujdesin ekonomik. Për klubin kuqezi, afrimi i Bonifejs do të mbushte një boshllëk të rëndësishëm në skuadër dhe do të forconte ndjeshëm repartin ofensiv. Vendimi final për këtë tratativë pritet në ditët e ardhshme.

Samiti për Ukrainën që injoroi pyetjet e vështira
ide

Zoti Basha, Demokratët, Kombi dhe ‘Partia Demokratike e Shqipërisë’!


Zjarrvënësi i Demokracisë, tradhtia që dogji të djathtën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128