
Inter-Atalanta, zyrtarizohet transferimi mes dy skuadrave dhe vendimi përfundimtar për Lukman


Interi dhe Atalanta kanë zyrtarizuar sot një transferim mes tyre, duke bërë të mundur kalimin e polakut Zalevski nga radhët e zikaltërve të Milanos, te ata të Bergamos.
Anësori i majtë është transferuar përfundimisht te Atalanta, e cila ka blerë kartonin e tij për 17 milionë euro, duke i sjellë një fitim të ndjeshëm Interit që e kishte blerë për vetëm 6,5 milionë euro nga Roma.
Shumëkush mendonte se bisedimet për Zalevskin do të hapnin rrugën për diskutimet rreth Ademola Lukman. Por “Sky Sport” bën të ditur se diskutimet për Zalevskin filluan vetëm pasi Interi i bëri të ditur Atalantës se tërhiqej përfundimisht nga gara për sulmuesin nigerian. Kësisoj, Lukman nuk do të shkojë te Interi, me Atalantën që vazhdon të shpresojë ta shesë në një skuadër jashtë Italisë. Të njëjtat burime shpjegojnë se Interi ka vendosur që të mos investojë më për sulmin, por të shohë me prioritet reparte të tjera.

Samiti për Ukrainën që injoroi pyetjet e vështira
ide

Zoti Basha, Demokratët, Kombi dhe ‘Partia Demokratike e Shqipërisë’!


Zjarrvënësi i Demokracisë, tradhtia që dogji të djathtën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128