
John Terry heq dorë nga ambicia për t’u bërë trajner


Legjenda e Chelseat, John Terry, ka deklaruar se ka hequr dorë nga përpjekjet për t’u bërë trajner kryesor, pas disa refuzimeve që ka marrë gjatë aplikimeve për role menaxheriale.
Ish-qendërmbrojtësi ka punuar më parë si trajner ndihmës nën drejtimin e Dean Smith tek Aston Villa dhe Leicester, pasi i dha fund karrierës si lojtar në vitin 2018.
Shumë bashkëkohës të Terryt — si Xabi Alonso, Cesc Fabregas, Steven Gerrard, Frank Lampard dhe Mikel Arteta — kanë arritur tashmë të sigurojnë punë si trajnerë, gjë që, sipas tij, ka qenë surprizuese.
Terry u shpreh për “The Sun”: “Kam mbaruar me idenë për t’u bërë trajner.
Po e shijoj jetën time, punoj me kohë të pjesshme në akademinë e Chelseat, punoj me fëmijët dhe u përcjell përvojën time.
Kam kohë për veten, luaj golf, kaloj kohë me familjen, është një ekuilibër i përkryer”.
“Kam shumë atribute për të qenë një trajner i mirë, por kjo nuk ndodhi.
Tani jam i fokusuar tek akademia dhe po e shijoj jetën”, shtoi legjenda angleze.

Samiti për Ukrainën që injoroi pyetjet e vështira
ide

Zoti Basha, Demokratët, Kombi dhe ‘Partia Demokratike e Shqipërisë’!


Zjarrvënësi i Demokracisë, tradhtia që dogji të djathtën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128