
Ka firmosur për “të kuqtë” në kampionatin e ri, Redon Xhixha me mesazh lamtumire për klubin azer

Redon Xhixha i ka dhënë lamtumirën pak ditë më parë skuadrës së Karabakut, duke nisur një aventurë të re në kampionatin algjerian me Shabab Riadi Belouizdad.
Sot, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Xhixha i ka dhënë lamtumirën ish-skuadrës së tij, ku kaloi disa eksperienca të rëndësishme edhe në nivelet më të larta të futbollit europian.
“Pas dy viteve e gjysmë, është koha të them lamtumirë.
Dua të falënderoj stafin, lojtarët me të cilët kam ndarë fushën e lojës dhe dhomat e zhveshjeve, me të cilët ndërtova një miqësi që do ta kemi përgjithmonë.
Unë dua gjithashtu të falënderoj tifozët më të mirë, të cilët më kanë mbështetur gjithmonë, si kur luaja, ashtu edhe kur nuk luaja.
Ju uroj më të mirën dhe ishte një kënaqësi të isha pjesë e juaja. Faleminderit Karabak”, shkruhej në postimin e Xhixhës.
ide

Nuk u ndamë as kur shumëçka na ‘ndante’!

Zoti Basha, Demokratët, Kombi dhe ‘Partia Demokratike e Shqipërisë’!

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128