
Katër pikë ndaj kurbinasve/ Dinamo, si nxehmje para Kupës për Laçin

Në dy ndeshjet e mëparshme ndaj Laçit në këtë kampionat Dinamo ka arritur të marrë 4 pikë, me një fitore dhe një barazim. Fazën e parë skuadra e Dajës fitonte 2-1 në Elbasan, me gola të Mandelës dhe Zabërgjës.
Ndeshja e fazës së dytë, e luajtur në Laç, përfundoi me rrjeta të paprekura, por duhet thënë se portieri Sali priti një 11- metërsh në atë transfertë.
Laçi ndeshet të premten me Dinamon për javën e 26-të të Superiores. Në kampionat kurbinasit i kanë rregulluar pozitat me rezultatet e fundit, duke shkuar në kuotën e 30 pikëve dhe në vend të 5-të. Sigurisht që skuadra e Morieros synon të vazhdojë me këtë ritëm në kampionat, por fakt është se Laçi është ende në lojë për Kupën e Shqipërisë, që mund ta çojë këtë skuadër në Europë.
Kurbinasit kanë barazuar 0-0 me Partizanin në ndeshjen e parë dhe duan kualifikimin mesjavën e ardhshme në kryeqytet. Ndoshta sfida me Dinamos mund t’i shërbejë sadopak asaj të Kupës me të kuqtë, ku Laçi ka më shumë interes aktualisht.
-
Rezultatet zgjedhore të katër kandidatëve për kryeministër në Kosovë
20 Shkurt, 15:57 -
Sommer pëson frakturë, rreth një muaj jashtë fushave
20 Shkurt, 15:55

E djathta mes pasqyrës së Berishës dhe Bashës!
ide


Kolapsi moral dhe politik i PD-së

Nuk mund të serviret më si premtim, ajo ç’ka përbën detyrim
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128