
Klasi nuk njeh moshë, Zhiru i duhen vetëm 11 minuta për të gjetur golin pas kthimit në Ligën 1


Olivier Zhiru është kthyer të shënojë përsëri në kampionatin francez të futbollit pas 13 vitesh. Sulmuesit që është bërë pjesë e Lilës gjatë verës, iu deshën vetëm 11 minuta në fushën e lojës për të lënë shenjë dhe për të vendosur emrin e tij mes golashënuesve të këtij edicioni.
Sulmuesi ishte larguar nga Montpelje në vitin 2012, por të nisur aventurën e tij në kampionate të tjera, fillimisht te Arsenali e Çelsi, para se të shkonte te Milani, e së fundmi te Los Anxheles FC në SHBA. Gjatë verës ai vendos të kthehej përsëir në Europë, i bindur se kishte ende për të dhënë në futbollin e rëndësishëm, duke firmosur me Lilën.
Dhe një muaj para se të mbushte 39 vjet, ai zbriti në fushë me fanellën e Lilës në ndeshjen e javës së parë ndaj Brest. Në minutën e 11, sulmuesi përfitoi nga një pasim në thellësi dhe me një diagonale mposhti portierin kundërshtar, duke treguar se mosha për të vazhdon të mbetet një numër dhe se do të jetë një protagonist i këtij edicioni në Ligën 1.

Samiti për Ukrainën që injoroi pyetjet e vështira
ide

Zoti Basha, Demokratët, Kombi dhe ‘Partia Demokratike e Shqipërisë’!


Zjarrvënësi i Demokracisë, tradhtia që dogji të djathtën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128