“Magjia më e madhe e Tares”, arrihet akordi për largimin e sulmuesit që nuk la kurrë shenjë te Milan

22 Gusht 2025, 08:21 / SPORT ALFA PRESS

“Magjia më e madhe e Tares”, arrihet akordi për largimin e

Igli Tare ka bindur tifozët e Milanit se është një drejtor sportiv i cili di të nxjerr fitime mbi çmimin e tregut për lojtarë që pakkush i vlerësonte që shumë. Por mbështetësit kuqezinj kanë filluar ta cilësojnë si “magjia më e madhe” e drejtuesit sportiv shqiptar atë që do të finalizojë në ditët në vijim  me një lojtar i cili është prej kohësh i padëshiruar në klubin kuqezi.

Mediat italiane raportojnë se më në fund Milani do të shpëtojë nga Divok Origi. Lojtari belg, i afruar me bujë nga Liverpuli, nuk ia doli kurrë të linte shenjë në radhët e kësaj skuadre dhe prej një viti qëndronte duke marrë rrogën prej 4 milionë eurosh kot, pa luajtur asnjë ndeshje pasi ishet nxjerrë jashtë planeve të klubit.

Milani nuk gjente blerës për një sulmues që kishte mbetur prej një viti jashtë, duke u përgatitur me trajner personal. Por zgjidhjen e ka gjetur Tare, i cili raportohet se ka akordin me lojtarin për të mbyllur marrëveshjen para përfundimit normal të saj, në qershorin 2026.

Mediat italiane bëjnë të ditur se ai ka gjetur marrëveshjen me belgun duke i paguar atij më pak se gjysmën e shumës që do të përfitonte deri në fund të sezonit, për ta lënë menjëherë të lirë që të kërkonte një skuadër tjetër. Kësisoj, të gjitha palët dalin të fituara, pasi përndryshe Origi e kishte vendosur që të kalonte edhe një tjetër vit me pushime të paguara nga Milani.

 

Po ndodh...