MotoGP/ Spanjollët dominojnë në garën sprint të Austrisë, Marc Marquez fiton duelin me të vëllanë Alex

16 Gusht 2025, 16:52 / SPORT ALFA PRESS
MotoGP/ Spanjollët dominojnë në garën sprint të

Piloti spanjoll i Ducatit, Marc Marquez, fitoi sot garën sprint në MotoGP, të vlefshme për Çmimin e Madh të Austrisë.

Ky është triumfi i 12-të i spanjollit në garat sprint të këtij sezoni në 13 të tilla të zhvilluara.

Një fitore që nuk ishte aspak e lehtë për pilotin e Ducati, që u nis i katërti dhe vetëm 5 xhiro nga fundi arriti të parakalojë të vëllanë, Alex Marquez.

Ky i fundit u rendit i dyti me Ducati Gresini, pa mundur dot të triumfojë.

Në podium u ngjit edhe spanjolli Pedro Acosta me KTM, disi më i distancuar me dy të parët, duke lënë pas Marco Bezzecchi me Aprilia.

Një garë për t’u harruar kjo për Francesco Bagnaia, që u detyrua të lërë garën në mesin e saj.

Pas kësaj gare, Marc Marquez vijon të dominojë Botërorin e MotoGP, tashmë i shkëputur 123 pikë karshi të vëllait në renditjen e përgjithshme.

Ndërkohë që rivalët luftojnë për podiumin, ai nuk e diskuton fitoren.

Po ndodh...