Pasuesi i Konseisaos, Milani preferon sërish trajnerin që i refuzoi në dhjetor

16 Maj 2025, 12:45 / SPORT ALFA PRESS

Pasuesi i Konseisaos, Milani preferon sërish trajnerin që i refuzoi

Milani do të ndajë rrugët me Konseisaon pas një sezoni që konsiderohet i dështuar. Portugezi do të bëhet trajneri i dytë i larguar, pasi më parë kuqezinjtë ndanë rrugët me Fonsekën.

“Corriere dello Sport” raporton se Milani është i vendosur për të pasur në stol një trajner italian. Në krye të listës ndodhet Mauricio Sarri. Ky i fundit u kontaktua pas largimit të Fonsekës në dhjetor, por nuk pranoi të ishte vetëm për mbylljen e sezonit.

66-vjeçari është pa një skuadër nga marsi i vitit 2024. Sarri nuk ka qenë asnjëherë më parë trajner i Milanit.

Në karrierën e tij të pasur ka trajnuar skuadra italiane si të Lacios, Juventusit dhe Napolit. Te Milani do të ketë një revolucion pas zhgënjimi të madh, që u përmbyll me humbjen e Kupës së Italisë ku Bolonja fitoi finalen.

Po ndodh...