Rekord humbjesh, statistikat vazhdojnë që të turpërojnë Mançester Junajtidin

13 Maj 2025, 11:58 / SPORT ALFA PRESS

Rekord humbjesh, statistikat vazhdojnë që të turpërojnë

Sezoni i tmerrshëm i Mançester Junajtidit mori një tjetër goditje me humbjen e së dielës ndaj Uest Hemit. Dhe shifrat konfirmojnë se “Djajtë e Kuq” tani kanë barazuar rekordin e tyre më të keq të të gjitha kohërave për humbjet në kampionat në shtëpi brenda një sezoni të vetëm.

Rezultati i tmerrshëm 2-0 kundër “Hammers” e la Junajtidin në vendin e 16-të në tabelën e Premier Ligës, me dy ndeshje të mbetura për t’u zhvilluar dhe ende pa arritur shifrën e 40 pikëve. Ishte humbja e tyre e nëntë në shtëpi për këtë sezon, që barazoi rekordin. Ky është i njëjti numër disfatash që ata arritën në sezonin e rënies nga kategoria 1930-31 dhe gjithashtu në sezonin 1962-63. Kjo nuk ishte arritur kurrë në epokën e Premier Ligës, me tetë humbje në shtëpi në ligë në sezonet 1893- 94, 1920-21 dhe 1961-62.

Për ta përkeqësuar situatën, goli i parë i Tomas Suçekut në minutën e 26-të të dielën siguroi që vetëm një skuadër të ketë humbur me rezultatin 1- 0 më shumë herë në shtëpi sesa Junajtid këtë sezon të Premier Ligës. Ndeshja kundër Uest Hemit ishte e 12- ta herë që Junajtid pësoi gol i pari në “Old Trafford”, po aq sa Ipsuiçi, ndërsa Lestëri kryeson këtë klasifikim me 15 gola të pësuar të parët në shtëpi. “Dhelprat” humbën në mënyrë të pabesueshme nëntë ndeshje radhazi në shtëpi pa shënuar, që nga mesi i dhjetorit deri në momentin kur shënuan dhe mposhtën më në fund Sauthemptonin më 3 maj. “Shenjtorët” kanë pësuar gol të parët këtë sezon 11 herë, po aq sa Totenhemi dhe Uest Hemi.

Dhe Amorim rrezikon të vendosë një rekord të ri në Premier Ligë për serinë më të gjatë pa fitore të Mançester Junajtid. “Djajtë e Kuq” nuk kanë arritur të fitojnë asnjë nga shtatë ndeshjet e fundit në Premier Ligë. Kjo formë e tmerrshme përfshin humbjet ndaj Notingem Forestit, Njukasëllit, Uolvesit, Brentfordit dhe Uest Hemit dhe barazimet kundër Mançester Sitit dhe Bornmëthit, që nga fitorja ndaj Lestërit më 16 mars. Sër Aleks Ferguson ishte në krye të ekipit të Mançesterit të fundit që nuk fitoi në shtatë ndeshje të njëpasnjëshme, me këtë seri që përfundoi shumë kohë më parë, në nëntor të vitit 1992.

Luis van Gal kaloi gjashtë ndeshje pa shijuar fitoren deri në nëntor 2015, ndërsa Ferguson dy herë (1995 dhe 2007), Zhoze Murinjo (2017) dhe Ole Gunar Solskjaer (2019) regjistruan nga pesë ndeshje pa fitore. Junajtid përballet me Çelsin të premten në mbrëmje, ku mund të thyejë rekordin e tyre të ri me tetë ndeshje pa fituar. Dhe skuadra e Amorimit pret Aston Vilën në ditën e fundit të sezonit, ku ata shpresojnë dëshpërimisht të mos humbasin 1-0 për herë të 13-të dhe të shmangin një rekord tronditës humbjesh gjatë një sezoni.

Rekord humbjesh, statistikat vazhdojnë që të turpërojnë

 

Po ndodh...

ide