
Shënoi në fundjavë, Rangers merr vendimin befasues për Nedim Bajramin


Rangers ka publikuar listën e lojtarëve për ndeshjen e “Play Off”-it të Champions League kundër Club Brugge dhe mungesa e Nedim Bajramit ka shkaktuar diskutime të shumta në Skoci.
Ylli i Kombëtares shqiptare, i cili vetëm pak ditë më parë shkëlqeu në Kupë me një supergol që bëri xhiron e rrjeteve sociale, nuk është përfshirë në skuadër nga trajneri, duke hapur dyshime mbi të ardhmen e tij.
Në mediat lokale ka nisur menjëherë debati: për disa bëhet fjalë për një zgjedhje thjesht teknike, ndërsa të tjerë e shohin si një sinjal se Bajrami nuk është më pjesë e planeve afatgjata të Rangers.
Megjithatë, klubi nuk ka dhënë asnjë qëndrim zyrtar mbi këtë vendim, ndërsa burime pranë stafit teknik këmbëngulin se bëhet fjalë vetëm për një zgjedhje taktike.
Bajrami, i transferuar me pritshmëri të larta për të ndihmuar klubin në garat vendase dhe evropiane, mbetet nën kontratë me Rangers, por e ardhmja e tij është tashmë një çështje që pritet të sqarohet në ditët në vijim.

Samiti për Ukrainën që injoroi pyetjet e vështira
ide

Zoti Basha, Demokratët, Kombi dhe ‘Partia Demokratike e Shqipërisë’!


Zjarrvënësi i Demokracisë, tradhtia që dogji të djathtën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128