TASHMË ZYRTARE/ Kristjan Asllani është lojtar i Torinos! Nga testet mjekësore te fitimet e Interit, zbulohen detajet e reja

21 Gusht 2025, 13:44 / SPORT ALFA PRESS

TASHMË ZYRTARE/ Kristjan Asllani është lojtar i Torinos! Nga

Kristjan Asllani më në fund e ka pranuar ofertën e Torinos. Sipas TMW, klubi granata e ka ndjekur mesfushorin e Interit për njëfarë kohe dhe tani kanë arritur një marrëveshje.

Rreth orës 15:00, futbollisti i Kombëtares kuqezi do t’i nënshtrohet vizitave mjekësore dhe më pas do të nënshkruajë një kontratë që do ta lidhë atë me klubin e Urbano Cairo. Zikaltërit do të marrin 1.5 milion euro për huazimin dhe 12 milion euro për një detyrim të kushtëzuar.

Ka qenë një verë vërtet e gjatë për Asllanin, duke filluar me një vend titullar në Kupën e Botës për Klube dhe duke vazhduar me komentet e drejtorit sportiv Piero Auzilio, i cili deklaroi publikisht se nuk ishte më pjesë e projektit. Më pas ai hodhi poshtë disa opsione, duke dashur të gjente atë që i përshtatej më mirë zhvillimit të tij, dhe në fund i tha po Torinos.

Pasi mbërriti te Interi në verën e vitit 2022, fillimisht ai dukej si një lojtar potencial i gatshëm për të marrë një rol kyç në klub, por fusha tregoi të kundërtën. Përshtatja e tij zgjati më shumë se sa pritej dhe ai nuk i shfrytëzoi gjithmonë mundësitë që iu dhanë. Ai e përfundoi karrierën e tij me zikaltërit me 99 paraqitje dhe katër gola, tre prej të cilave ishin në Serie A dhe një në Kupën e Italisë.

Po ndodh...