
“Telenovela” Asllani drejt fundit, mesfushori mbetet ne Serie A

“Telenovela” Asllani është në serinë e fundit, me mesfushorin kuqezi që është bindur më në fund për t’u larguar nga Inter. Sipas Sky Sport, Inter dhe Bologna po vijojnë negociatat për të mbyllur transferimin e Asllanit.
Palët kanë gjetur një akord mbi bazën e 9 milionë eurove kesh, por Inter do të mbajë edhe 40% të kartonit të tij në rast rishitje. Me këtë lëvizje, Inter kërkon të paktën të marrë vlerën që investoi për të blerë nga Empoli 3 vite më parë, afro 14 milionë euro.
Me Inter dhe Bologna-n që praktikisht kanë mbyllur gjithçka, pengesa e fundit mbetet gjetja e një akordi ekonomik ndërmjet lojtarit dhe klubit të ri. Sky Sport shton ndër të tjera se përfaqësues të Asllanit vijojnë negociatat me drejtuesit e Bologna-s për të mbyllur edhe detajet e fundit ekonomike. Inter kërkon me çdo kusht të mbyll sa më shpejt shitjen e mesfushorit kuqezi, pasi Asllani nuk bën pjesë në planet e trajnerit Chivu.

Samiti për Ukrainën që injoroi pyetjet e vështira
ide

Zoti Basha, Demokratët, Kombi dhe ‘Partia Demokratike e Shqipërisë’!


Zjarrvënësi i Demokracisë, tradhtia që dogji të djathtën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128