
Thirrje për sulmuesin kuqezi, Daku sulmohet nga tifozët e Zenitit


Në Rusi plas skandali. Mirlind Daku sulmohet nga tifozët e Zenitit. Incidenti ndodhi më 12 gusht në Shën Petersburg gjatë raundit të dytë të fazës së grupeve të Kupës së Rusisë.
“Komiteti i Kontrollit dhe Disiplinës i RFU-së do të shqyrtojë episodin me thirrje ofenduese nga tifozët e Zenitit të Shën Petersburgut, drejtuar sulmuesit të Rubin të Kazanit, Mirlind Daku”, tha për “RIA Novosti” kreu i komitetit, Artur Grigoryants. Incidenti ndodhi më 12 gusht në Shën Petersburg, në raundin e dytë të fazës së grupeve të Kupës së Rusisë “RPL”, në të cilën Zeniti mposhti Rubinin 3-0.
Mirlind Daku, sulmuesi i ekipit të Kazanit, shënoi një gol, por ai u anulua pas ndërhyrjes së VARit. Në verë, Zeniti tregoi interes për transferimin e sulmuesit shqiptar, por marrëveshja nuk u realizua dhe Rubin ia zgjati kontratën futbollistit 27- vjeçar.
“Në ndeshjen ZenitRubin do të shqyrtojmë brohoritjet masive të përsëritura me shprehje fyese nga tifozët e ekipit vendas, drejtuar sulmuesit të ekipit mik, Mirlind Daku”, tha Artur Grigoryants. Mbledhja do të zhvillohet më 20 gusht./BW

Samiti për Ukrainën që injoroi pyetjet e vështira
ide

Zoti Basha, Demokratët, Kombi dhe ‘Partia Demokratike e Shqipërisë’!


Zjarrvënësi i Demokracisë, tradhtia që dogji të djathtën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128