
Video/ Goditi me shqelm në fytyrë portierin e Barcelonës, sulmuesi shqiptar ndëshkohet me karton të kuq

16 Gusht 2025, 20:26 / SPORT

Vedat Muriqi e ka nisur mjaft keq sezonin e ri të La Ligës me Mallorcan, kjo pasi në ndeshjen hapëse me Barcelonën, është ndëshkuar me karton të kuq pas vetëm 39 minutash lojë.
Pas një sulmi në zonën katalanase, Muriqi zgjati këmbën për të kapur topin, por në vend të tij, ai gjeti kokën e portierit Joan Garcia.
Gjyqtari e ndëshkoi si fillim me karton të verdhë “Piratin”, por pas një rishikimi me VAR, vendosi që ngjyra e kartonit të ishte e kuqe.
Muriqi casi se carga a Joan García???? pic.twitter.com/mmn4kT7x4G
— nenn (fan) (@FCB_nenn) August 16, 2025
Kjo gjë i përkeqësoi gjërat për skuadrën e tij, e cila jo vetëm po humbte me dy gola diferencë, por ngeli me dy lojtarë më pak, pasi 6 minuta më parë ishte ndëshkuar me të kuq edhe Morlanes.

Samiti për Ukrainën që injoroi pyetjet e vështira
Nga Owen Matthews, SPECTATOR
ide

Zoti Basha, Demokratët, Kombi dhe ‘Partia Demokratike e Shqipërisë’!
Nga Armend Gjana


Zjarrvënësi i Demokracisë, tradhtia që dogji të djathtën
Nga Naim Meta
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128