Aksident në aksin Lin-Pogradec, makina përplas rëndë këmbësoren e moshuar

22 Gusht 2025, 10:15 / AKTUALITET ALFA PRESS

Aksident në aksin Lin-Pogradec, makina përplas rëndë

Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin rrugor Lin-Pogradec.

Një automjet ka goditur një të moshuar këmbësore, që në momentin e aksidentit po kalonte nga një krah në krahun tjetër të rrugës.

Mësohet se e moshuara ka marrë dëmtime të shumta dhe është transportuar në spitalin e Pogradecit, në gjendje të rëndë.

Aktualisht më vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor dhe po merret me zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

 

Po ndodh...