
EMRAT/ Fotografuan fletën e votimit, Prokuroria e Tiranës lë në masën 'detyrim paraqitje' për dy të arrestuarit

Zgjedhjet parlamentare, të cilat u mbajtën dy ditë më parë në vendin tonë, nuk kaluan pa problematika gjatë procesit të votimit.
Një ndër to si më të hasurat ishte fotografimi dhe publikimi i votës.
Ditën e sotme dolën për vlerësimin e masës së sigurisë përpara Gjykatës së Tiranës, Hasan Doka dhe Alketa Hasani.
Këta dy persona u arrestuan në 11 maj, ditën e zgjedhjeve parlamentare për fotografim të votës.
Prokuroria e Tiranës ka kërkuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për dy të arrestuarit.
Seanca është duke u zhvilluar, teksa pritet që gjyqtari Sokol Pasho të japë vendimin.
Përveç Hasanit dhe Dokës, në kryeqytet u arrestuan edhe dy persona të tjerë për të njëjtën vepër penale 'shkelja e fshehtësisë së votimit', të cilët pritet te dalin të mërkurën përpara togave të zeza.

E vërteta dhemb, hapini sytë!
ide

Pasqyra u ngrit. Por shumëkush nuk deshi të shihte

11 maji, referendumi për fundin e berishizmit

Zoti Berisha, mos jep dorëheqje se i duhesh Ramës edhe për 2029
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128