EMRI/ Lëvizte në shëtitoren e Shëngjinit me armë zjarri, pranga 21-vjeçarit

19 Korrik 2025, 11:20 / AKTUALITET ALFA PRESS

EMRI/ Lëvizte në shëtitoren e Shëngjinit me armë
Policia e Lezhës ka arrestuar Klaudio Vuksanin, i cili lëvizte i armatosur në shëtitoren e Shëngjinit.

Policia bën me dije se gjatë kontrollit, 21-vjeçarit iu sekuestrua 1 armë zjarri automatike tip “Scorpion”, me fishek në fole, dhe 2 krehra me municion luftarak.

“Gjatë operacionit, në shëtitoren e plazhit të Shëngjinit, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar shtetasin K. V., që po mbante një armë zjarri. Në momentin e ndërhyrjes së Policisë, ai ka tentuar të largohet, por është kapur dhe neutralizuar.

Gjatë kontrollit, atij iu gjetën 1 armë zjarri automatike tip “Scorpion”, me fishek në fole, dhe 2 krehra me municion luftarak për këtë armë. Në vijim të veprimeve, shtetasi K. V., 21 vjeç, banues në Lezhë, u arrestua në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit””, njofton policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.