"20 mijë metra katrorë sipërfaqja e çliruar në Tiranë"/ Hapësirat publike, Rama njofton rikthimin e tavolinave në trotuare me një plan të ri

19 Korrik 2025, 11:08 / POLITIKË ALFA PRESS
"20 mijë metra katrorë sipërfaqja e çliruar në

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale momente nga puna për lirimin e hapësirave publike në Tiranë.

Kryeministri bëri të ditur se sipas planit të punës vetëm në Tiranë arrin deri nesër në rreth 20 mijë metra katrorë sipërfaqja e hapësirave publike të çliruara.

Ndërkohë, Rama theksoi se “puna nuk do të ndalet më as në kryeqytet, as në qytetet e tjera ku ka marrë kot ky fenomen dhe as në bregdet e në zonat e mbrojtura jo e jo”.

Kryeministri nga ana tjetër duket se ka bërë njëfarë tërheqje nga goditja masive e biznesit të lokave që punësojnë mijra punëtorë. Ai informoi se “ndërkohë po punohet me projektet e Rilindjes Urbane 2.0 për të cilën janë angazhuar shumë arkitektë të huaj e vendas”.

Ndërsa për vendosjen e tavolinave jashtë, Rama bëri të ditur se “së shpejti do t’u jepet të gjithëve plani i ri, me formulën bazë 75% të hapësirës këmbësorët 25% njësia e shërbimit”.

“Dhe nuk do të lejohet asnjë lloj strukture e ndërtuar në trotuare, përveçse në rastet e hapësirave të bollshme e vetëm atje ku ka një projekt të mirëfilltë urbanistik”, shtoi Rama.

Pas urdhrit të Kryeministrit Edi Rama për lirimin e hapësirave publike në të gjithë vendin, edhe në Tiranë po hiqen tavolinat, karriget apo tendat nga trotuaret, të cilat cenonin sigurinë e qytetarëve dhe këmbësorëve.

Gjatë gjithë muajit korrik lirimi i hapësirave publike do të jetë në fokus të angazhimit të pushtetit vendor dhe qendror.

Po ndodh...