
Ngërçi politik në Kosovë, sot përpjekja e radhës për konstituimin e Kuvendit

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sërish sot, nga ora 11:00, në përpjekjen e radhës për konstituimin e legjislaturës së nëntë, pas aktgjykimit që i obligon të përfundojnë procesin brenda 30 ditësh.
Deri tani, Lëvizja Vetëvendosje ka dështuar tri herë radhazi të sigurojë votat për kryetarin e ri të Kuvendit. Fillimisht u propozua Albulena Haxhiu, e cila mori vetëm 57 vota. Pas saj, në garë u vendos Donika Gërvalla, por kandidatura e saj u refuzua nga deputetja e VV-së, Shqipe Mehmeti-Selimi, e cila refuzoi të votojë duke përmendur postime të vjetra të Gërvallës, ku akuzohej bashkëshorti i saj, Rexhep Selimi.
Në tentativën e tretë, Vetëvendosje garoi me ministrin në detyrë të Financave, Hekuran Muratin, por edhe ai përfundoi me vetëm 57 vota, pa arritur shumicën e nevojshme.
Tashmë, pritet të shihet nëse seanca e sotme do t’i japë fund ngërçit politik që ka bllokuar funksionimin e Kuvendit.
ide

Nuk u ndamë as kur shumëçka na ‘ndante’!

Zoti Basha, Demokratët, Kombi dhe ‘Partia Demokratike e Shqipërisë’!

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128