Wall Street Journal: Pentagoni prej muajsh e ka ndaluar Ukrainën që të gjuajë në Rusi me raketa amerikane

24 Gusht 2025, 09:27 / BOTA ALFA PRESS

Wall Street Journal: Pentagoni prej muajsh e ka ndaluar Ukrainën që

Zyrtarët amerikanë thanë për Wall Street Journal se Pentagoni prej muajsh ka bllokuar përdorimin e raketave me rreze të gjatë veprimi nga Ukraina për të sulmuar brenda Rusisë, duke e kufizuar Kievin nga përdorimi i një arme të fuqishme në luftën e saj kundër pushtimit.

Një procedurë miratimi e nivelit të lartë nga Departamenti i Mbrojtjes, e cila nuk është njoftuar, e ka penguar Ukrainën të qëllojë çdo Sistem Raketash Taktike Ushtarake me Rreze të Gjatë veprimi, ose ATACMS, të prodhuar në SHBA kundër objektivave në Rusi që nga fundi i pranverës, thanë zyrtarët.

Në të paktën një rast, Ukraina kërkoi të përdorte ATACMS kundër një objektivi në territorin rus, por u refuzua, thanë dy zyrtarë.



Po ndodh...