Gjendja e rënduar shëndetësore e aktorit Naun Shundi, dy ministri dalin garante për trajtimin mjekësor

21 Gusht 2025, 18:58 / AKTUALITET ALFA PRESS

Gjendja e rënduar shëndetësore e aktorit Naun Shundi, dy ministri

Aktori, regjisori dhe dramaturgu i mirënjohur, Naun Shundi po përballet me një betejë me shëndetin e tij. Sëmundja e ka detyruar që të lërë punën në teatrin Zonja e Bujtinës, i themeluar nga vetë ai.

Artisti u dërgua për trajtim të specializuar në një spital në Francë, por kostot e larta financiare kanë detyruar familjarët që të kërkojnë ndihmë. Për këtë qëllim, Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Kulturës kanë garantuar trajtimin mjekësor.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, sqaron opinionin publik lidhur me gjendjen shëndetësore të aktorit të njohur Naun Shundi.

Pas njoftimit të marrë më datë 7 gusht 2025 nga MEKI, Ministria e Shëndetësisë është vënë menjëherë në kontakt me familjarët e aktorit dhe ka ofruar mbështetjen e saj të plotë. Fillimisht u garantua gatishmëria për mbulimin e të gjitha shpenzimeve të ndërhyrjes mjekësore të nevojshme.

Gjatë pritjes së rezultatit të biopsisë, u konstatua nevoja për mbështetje të mëtejshme në vijimin e trajtimit. Edhe në këtë fazë, Ministria rikonfirmoi gatishmërinë e saj për të ofruar ndihmë të plotë.

Aktualisht, aktori pritet të rikthehet në Shqipëri, ku do të nisë trajtimin pranë Qendrës së Specializuar në QSUT.

 

Po ndodh...