Atentati ndaj biznesmenit Bujar Nasufi/ Doreza gjysmë e djegur e autorit, prova e fortë

3 Maj 2025, 20:51 / AKTUALITET ALFA PRESS

Atentati ndaj biznesmenit Bujar Nasufi/ Doreza gjysmë e djegur e autorit,

Një dorezë gjysmë e djegur që u përdor nga autori i vrasjes së biznesmenit Bujar Nasufi mbrëmjen e 12 janarit 2025 në afërsi të zonës së njohur si “Pallati me Shigjeta” në kryeqytet është prova më e fortë që hetuesit kanë në duar për të hedhur dritë mbi krimin e rëndë.

Pas krimit, autori që lëvizte me një motorr e dogji atë një nga tunelet që zonën e Kombintatit dhe duke qenë se ekzekutori kishte përdorur doreza, në motomjet nuk u gjetën gjurmë të gishtërinjve.

Por, në njërën nga dorezat që ishte gjysmë e djegur, u zbulua material biologjik dhe prej tij është përftuar një profil ADN i gatshëm për krahasim.

 

 

Po ndodh...