Vjosa Osmani në Malajzi: Kosova destinacion premtues për investime

3 Maj 2025, 20:15 / KOSOVA ALFA PRESS

Vjosa Osmani në Malajzi: Kosova destinacion premtues për investime

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron për vizitë në Malajzi, është takuar sot me përfaqësuesit e Dhomës Kombëtare të Tregtisë dhe Investimeve të Malajzisë (NCCIM), si dhe me përfaqësues nga sektori i prodhimit, teknologjisë informative dhe turizmit.

Gjatë takimeve me përfaqësuesit e Dhomës Kombëtare të Tregtisë dhe Investimeve të Malajzisë (NCCIM), si dhe me përfaqësues nga sektori i prodhimit, teknologjisë informative dhe turizmit në Malajzi, organizata këto që përfaqësonin mbi 100 mijë biznese, u diskutua mbi potencialin e madh që ofron Kosova në sektorë të ndryshëm, me një klimë atraktive për investime të huaja.

“Kosova si një destinacion premtues për investime”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Presidentja Osmani ndodhet për vizitë në Malajzi, ku dje është hapur Ambasada e Kosovës në kryeqytetin Kuala-Lumpur. Malajzia është ndër vendet e para që kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

 

Po ndodh...