
Në kërkim ndërkombëtar si pjesëtar i një organizate kriminale që merrej me trafik droge, arrestohet në Lezhë 25-vjeçari

Operacioni policor i koduar “Terni” çoi në pranga një shqiptar në qytetin e Lezhës, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për përfshirje në një organizatë kriminale që merrej me trafik droge.
Shtetasi Serxhio Nikolli, banues në Shënkoll, akuzohet nga autoritetet italiane për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”, sipas legjislacionit italian. Operacioni u realizua nga Komisariati i Policisë dhe Forca e Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Interpolin. Tani, do të fillojnë procedurat për ekstradimin e tij në Itali.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Terni”, vihet në pranga 1 shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Kapet në Lezhë dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, një 25-vjeçar, i akuzuar nga autoritetet italiane, si pjesëtar i një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, gjatë operacionit të koduar “Terni”, kanë kapur në qytetin e Lezhës dhe kanë arrestuar me qëllim ekstradimin, shtetasin Serxhio Nikolli., 25 vjeç, banues në Shënkoll.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma pasi akuzohet nga Gjykata e Ternit, Itali, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.
Interpol Tirana dhe Interpol Roma do të kryejnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.
-
Rezultatet zgjedhore të katër kandidatëve për kryeministër në Kosovë
20 Shkurt, 15:57 -
Sommer pëson frakturë, rreth një muaj jashtë fushave
20 Shkurt, 15:55

E djathta mes pasqyrës së Berishës dhe Bashës!
ide


Kolapsi moral dhe politik i PD-së

Nuk mund të serviret më si premtim, ajo ç’ka përbën detyrim
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128