
“Nuk duhet të keni frikë”/ Ambasada e SHBA publikon mesazhin e zv.presidentit amerikan!

Në një kohë kur Shqipëria ka hyrë në javën e ethshme të zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit, zv. presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, James David Vance ka ardhur me një mesazh i cili lë të kuptohet që u është drejtuar politikanëve në Shqipëri.
Mesazhi i Vance është publikuar në faqen zyrtare të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, përmes të cilës u kërkon ligjvënësve tanë që të besojnë në demokraci dhe të mos kenë frikë prej qytetarëve të tyre, edhe atëherë kur ata shprehin pikëpamje që nuk pajtohen me ta.
“Të besosh në demokraci do të thotë të kuptosh se secili prej qytetarëve tanë ka mençuri dhe ka një zë. Ne nuk duhet të kemi frikë prej qytetarëve tanë, edhe atëherë kur ata shprehin pikëpamje që nuk pajtohen me udhëheqësit e tyre”, thuhet në mesazhin e J.D Vance.
Ndërkohë që theksojmë se ky mesazh i zv. presidentit të SHBA vjen vetëm disa ditë larg nga zgjedhjet e 11 Majit, atëherë kur qytetarët shqiptarë do t’i drejtohen kutive të votimit për të shprehur me votë vullnetin e tyre dhe për të zgjedhur forcën politike të cilën dëshirojnë që t’i qeverisë për 4 vitet e ardhshme.

E djathta mes pasqyrës së Berishës dhe Bashës!
ide

Kolapsi moral dhe politik i PD-së

Nuk mund të serviret më si premtim, ajo ç’ka përbën detyrim

Ne dhe Sali Kulla
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128