Votimi nga jashtë, KQZ: 144 783 zarfe me fletëvotimi të mbërritura në Tiranë

5 Maj 2025, 10:57 / POLITIKË ALFA PRESS

Votimi nga jashtë, KQZ: 144 783 zarfe me fletëvotimi të

Procesi i votimit të shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit vijon, ndërsa deri sot në orën 09:05, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kanë mbërritur 144 783 zarfe me fletëvotimi.

Sipas të dhënave të publikuara nga KQZ janë 221 653 zarfe të marra nga zgjedhësit, ndërsa në total janë 245 935 zarfe të dërguara. Janë 24 282 zarfe me fletë votimi ende të patërhequra nga votuesit.

Numrin më të lartë të kthimeve e mban Italia me 63 220 zarfe, ndjekur më pas nga Greqia më pas Gjermania. Sipas qarqeve, kryeson Tirana me 34 155 zarfe, Fier 18 403, Durrës 16 955.

Sipas KQZ-së posta DHL ka detyrimin që të mbajë në zyra zarfet që nuk ka mundur t’ua dorëzojë votuesve dhe që votuesit nuk kanë mundur që t’i tërheqin deri më datën 8 maj.

Çdo votë që mbërrin në Shqipëri në datën 11 maj, pas orës 19:00, do të konsiderohet e pavlefshme.

Vendi i caktuar për administrimin e këtij procesi është Pallati i Sportit “Feti Borova”, pranë Parkut Olimpik Tiranë.

 

Po ndodh...

ide