
U ekstradua nga Dubai tri ditë më parë, gjykata lë në burg Florenc Çapjan

Florenc Çapja, i cili u ekstradua drejt Shqipërisë nga Dubai në 2 maj është lënë në arrest me burg nga gjykata ditën e sotme.
Çapja njihet si një prej emrave më të njohur të botës së krimit, jo vetëm në qytetin e Elbasanit por edhe në disa vende të botës.
44-vjeçari, i dënuar me burgim të përjetshëm se porositi një vrasje të dyfishtë dhe i akuzuar për një sërë ngjarjesh të rënda kriminale, mbërriti pasditen e 2 majit në aeroportin e Rinasit.
Ai është i akuzuar nga SPAK dhe Gjykata e Elbasanit, si porositës i 3 vrasjeve. Florenc Çapja, së bashku me xhaxhain e tij Ardian Çapja, që është kreu i grupit kriminal të njohur të Çapjave të Elbasanit, janë të dënuar me burgim të përjetshëm me vendim të formës së prerë nga Apeli i GJKKO për vrasjen e babë e bir, Nezir dhe Gentian Beqirit në vitin 2012.

E djathta mes pasqyrës së Berishës dhe Bashës!
ide

Kolapsi moral dhe politik i PD-së

Nuk mund të serviret më si premtim, ajo ç’ka përbën detyrim

Ne dhe Sali Kulla
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128