
Rrëmbim dhe kanosje në Astir! Arrestohet një 29-vjeçar në kryeqytet, mori me forcë të renë dhe u kap me kokainë në makinë


Një 29-vjeçar nga Lushnja është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi akuzohet se ka rrëmbyer dhe kanosur një vajzë të re në zonën e Astirit.
Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, ndërsa ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 bëri të mundur kapjen e autorit.
I arrestuari është identifikuar si J. Sh., 29 vjeç, banues në Lushnjë.
Sipas hetimeve paraprake, i riu dyshohet se ka marrë me forcë në automjet një 29-vjeçare, duke e privuar nga liria për disa orë dhe duke e kanosur për motive të dobëta.
Gjatë kontrollit në automjetin e tij, Policia ka gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike të dyshuar kokainë, e cila u mor si provë materiale për hetimin.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, që tashmë ka nisur hetimet e mëtejshme për rastin.

E vërteta dhemb, hapini sytë!
ide

Berisha fitoi, ne humbëm!

Pasqyra u ngrit. Por shumëkush nuk deshi të shihte

11 maji, referendumi për fundin e berishizmit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128