Situata e zjarreve në vend, Mbrojtja përditëson të dhënat: Gjatë 24 orëve të fundit 3 mbeten ende aktive

28 Gusht 2025, 10:02 / AKTUALITET ALFA PRESS

Situata e zjarreve në vend, Mbrojtja përditëson të

Ministria e Mbrojtjes ka publikuar të dhënat e përditësuara të Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile lidhur me situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.

Nga ora 09:00 e datës 27 gusht deri në orën 09:00 të datës 28 gusht, janë raportuar 14 vatra zjarri, prej të cilave:

• 3 janë ende aktive
• 2 janë nën monitorim
• pjesa tjetër është izoluar dhe shuar.

Në fshatin Delisuf, bashkia Vlorë, vatra e nisur më 25 gusht vijon në pyllin e Pishë-Poros. Sot në terren po punojnë 30 forca zjarrfikëse e bashkiake dhe 20 efektivë të FA me 3 automjete. Zjarri ka intensitet të ulët, duke djegur kryesisht trungje brenda vatrës.

Në fshatin Miras, bashkia Devoll, vijon zjarri në një sipërfaqe pyjore, ku po punojnë rreth 70 forca vendore të MZSH, bashkisë dhe vullnetarë.

Skrapar (Bogovë) – Zjarri në pyllin me pisha është vënë nën kontroll, ndërsa po mbahet në monitorim nga forcat zjarrfikëse dhe bashkiake.

Pezë Helmës, vatra të izoluara në zonën e Kodrave të Caushit po vijojnë të monitorohen.

Korçë (Parku Natyror Gërmenj)

Vatra e riaktivizuar në zonën e piramidave 14–15 është izoluar dhe po monitorohet nga forcat operacionale.

Strukturat e Mbrojtjes Civile, zjarrfikësit, bashkitë, Forcat e Armatosura dhe vullnetarët mbeten të angazhuar në terren për të kontrolluar situatën dhe për të parandaluar përhapjen e flakëve.

 

Po ndodh...