Berisha thirrje FBI-së dhe Kongresit amerikan: Hetoni veprimtarinë e Sorosit në Shqipëri!

28 Gusht 2025, 13:22 / POLITIKË ALFA PRESS

Berisha thirrje FBI-së dhe Kongresit amerikan: Hetoni veprimtarinë e

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka bërë thirrje FBI-së dhe Kongresit Amerikan që të hetojë vepritaritë e George Soros në Shqipëri.

Ai theksoi se kryeministri Edi Rama dhe gruaja e këtij të fundit janë pasuruar me milionat e Sorosit.

DENONCIMI
Unë jam sot këtu për të denoncuar para shqiptarëve të gjithë veprimtarinë antishqiptare, antidemokratike të Xhorxh Sorosit me veglën e tij Edi Rama në Shqipëri.
Por theksoj se Edi Rama me ish-bashkëshorten dhe bashkëshorten aktuale, janë pasuruar me miliona e miliona nga paratë ilegale të Xhorxh Sorosit në Shqipëri.
Thirrja ime për qeverinë e SHBA dhe kongresin e SHBA, thirrja ime për FBI-në, të shtrijnë hetimet e tyre për Xhorxhin dhe të birin edhe në Shqipëri gjatë 20 viteve dhe do gjejnë se si ata përdorën çdo lloj influence kundër një force politike në favor të ekstremit të majtë të Edi Ramës, bashkëshortes së tij dhe ish-bashkëshortes së tij, të gjitha drejtuese kryesore në fondacionin Soros, të ushqyera me miliona nga ky fondacion.
Të hetojnë politikën e jashtme të Xhorxh Sorosit, e cila në mënyrë absolute përputhej me Beogradin dhe binte ndesh me interesat e shqiptarëve, me politikën e ndjekur zyrtare të SHBA gjer në atë kohë, por dhe me politikën e ndjekur nga presidenti Donald Trump në mandatin e parë.
Iu bëj thirrje që duke përdorur aktin RICO, të hetojnë çdo veprim të Xhorxh Sorosit në të ashtuquajturën reformë kushtetuese dhe të drejtësisë, me të cilën kanë garantuar sot një pushtet që kontrollon mbi 95 përqind të çdo gjëje në këtë vend.
Praktikisht pothuajse një monizëm të plotë.



Po ndodh...