
Ndërpritet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, Rashiq dështon sërish të zgjidhet nënkryetar

28 Gusht 2025, 12:59 / KOSOVA
Ndërpritet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.
Deputeti nga pakica serbe, Nenad Rashiq, ka dështuar të zgjidhet nënkryetar i Kuvendit të Kosovës.
Kjo është hera e dytë që ai nuk votohet për këtë post. Rashiqi i mori 56 vota për, 1 kundër dhe 20 abstenime. Ai ka të drejtë të nxirret në votim vetëm edhe një herë.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, e ndërpreu seancën dhe tha se administrata e Kuvendit do të njoftojë se kur mund të vazhdojë ajo.
Ai i thirri partitë parlamentare për konsultime për zgjedhjen e nënkryetarit nga pakica serbe, që është hapi i fundit për ta konstituuar Kuvendin përfundimisht.
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128