
“U bë nami për mandarinat”/ Denaj: Ne kemi bllokuar luleshtrydhet greke dhe produktet italiane

Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj në një intervistë me Pranvera Borakajn në Quo Vadis në Vizion Plus, tha se sot në Shqipëri bëhen kontrolle çdo ditë sa i përket cilësisë së produkteve ushqimore.
Ajo tha se nuk duhent vënë alerti apo të hidhet poshtë i gjithë produkti shqiptar për një apo dy ngarkesa që mund të kenë sasi pesticidesh më shumë sa lejohet.
Denaj tha se vetëm dy javë më parë u bllokuan luleshtrydhet që vinin nga Greqia, duke tregaur që lufta kundër produkteve jo cilësore ëhstë një betejë rajonale dhe europiane, e ka çdo shtet.
Borakaj: Ju flisni për suksese, arritje investime, ndërsa mua më vijnë në mendje ushqimet me pesticide, protestat e fermerëve. Siguria ushqimore është element i rëndësishëm për shqiptarët, çfarë ndodh, pse ka këtë alert nga ana e qytetarëve?
Denaj: Do e filloj me pjesën e parë të çështjes. Është e vërtetë që në momente të caktuara dhe vitin e shkuar kam qenë në urën e Kardhiqit ku blegtorët kishin problem me pikën e grumbullimit të qumështit, në Korçë për çmimin e patates dhe qepës, kam qenë dhe aty ku një natë me minus një gradë në Dibër u prish gjithë prodhimi. Duke qenë dhe afër fermerëve puna është aq e madhe.
Borakaj: Çfarë ndodh me këta janë të mbrojtur?
Denaj: Mungesa e një kontrate i bënë ata të ekspozuar. Për çështjet klimatike ata duhet të kenë sigurime. Unë po përgatis një model, afërsisht si ai turk, që bën bashkë kompanitë e sigurimit, qeverinë dhe fermerët.
Denaj: Jo nuk e besoj. Pasi është pak e ngjashe me kreditë. Pilari i financimit është i rëndësishëm për një kompani. Fermat në Shqipëri janë me numër të vogël krerësh, kjo nuk quhet ndërmarrje, prandaj ne themi të bashkohen. Do kohën e tij që të gjithë aktorët të kuptojnë që kjo ëhstë rruga. Ndërkohë dy gjera janë të padiskutueshme që nuk justifikohen, protokolli i ndjekjes së produktit nga fara na pridhim, që të jetë i diktuar nga ministria. Çdo fermer pesticidet nuk mund t’i blejë nën dorë. ((% i blejnë në famaci bujqësore.
Borakaj: Këto janë vetëm për eksport apo për shqiptarët?
Denaj: Prodhimi duhet të jetë prodhim që të ndjekë protokollët për të gjithë konsumatorët. Nëse një fermer prodhon jashtë rregullave helmon njëso. Ajo që dua të them me shumë pak fjalë, është që ne nuk mundet që për 6 fermerë të mandarinave të vëmë në kryq gjithë prodhimin e mandarinave. Fakti që 4 ngarkesa dolen me pesticide mbi normë, ne bllokuam luleshtrydhen greke dy javë më parë. Pra kjo është një betejë e të gjithë vendeve. Ajo që bën Minsitria është asgjesimi i menjëhershëm. Asgjesimi bëhet në bashkëpunim me bizneset, atëhere edhe kompanitë edhe inspektoriati në momentin e shkeljes janë përpara ligjit. Nuk duhet të tejkalohet vlerësimi për sigurinë ushqimore përtej limitit. Prodhimi shqiptar rrit çdo muaj cilësi dhe vlerë. Rrit sepse ne na rriten eksportet në shifra, çdo vit nga 20%. Nëse do të ishte prodhim i pasigurt nuk do të na rriteshin eksportet. E fundit në këtë aspekt është formalizimi i ekonomisë. Ne kemi fermerin dhe grumbulluesin, nëse të dy lidhin kontratë, na intereson gjurmueshmëria e procesit, na ndihmon që mos ketë produkte pa cilësi. Analizat që bën ISUV në 2013 ishin gjashtë analiza të akreditura nga BE. Edhe të donin fermerët do të shkonin te privati, dhe shkonin jashtë për ti bërë. Sot kemi 1909 analiza që bëhen në Shqiëpri. I bëjmë thirrje përpunuesve të bëjnë analiza, dhe po zgjerojmë rrjetin rajonal. Edhe ky është element i rëndësishëm.
Borakaj: Ju thoni që qytetarët të rrinë të qetë për atë që konsumohet?
Denaj: Unë do doja që kjo bisedë të bëhet me ekspertët, të kemi qasje teknike dhe kur adresojmë problematikat në zinxhir.

E djathta mes pasqyrës së Berishës dhe Bashës!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128