VIDEO/ Çfarë nuk u pa nga përleshja midis Açerbit dhe Martinez, lojtari i Barcelonës pështyu mbrojtësin e Interit

7 Maj 2025, 00:03 / SPORT ALFA PRESS

VIDEO/ Çfarë nuk u pa nga përleshja midis Açerbit dhe
Një situatë jo fortë e hijshme u regjistrua në fundin e pjesës së parë, me protagonistë mbrojtësin Martinez të Barcelonës dhe Açerbin.  

Në momentin që Çalhanoglu shënoi golin e dytë për zikaltrit, mbrojtësi italian pati një konfrontim me atë spanjoll, teksa Martinez u përgjigj me një pështymë.  

Të dy lojtarët i shpëtuan ndëshkimit me karton, duke ia hedhur paq, pas këtij incidenti, i cili mund të kishte përfunduar edhe më përjashtim nga fusha e lojës.  

Pa pamjet televizive dhe sipas asaj që u shpjegua në radio, Acerbi tentoi ta godiste me shqelm Martinezin, i cili u ankua për sulmin, duke u kundërpërgjigjur me pështymë.  

VIDEO