Spektakël epik që do të kujtohet gjatë në “San Siro”! Interi shkon në finalen e Champions me fitoren e çmendur kundër Barcelonës

6 Maj 2025, 23:46 / SPORT ALFA PRESS

Spektakël epik që do të kujtohet gjatë në “San
Interi dhe Barcelona përballen sot në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinaleve të Ligës së Kampioneve, për të zgjidhur mes tyre se cila është skuadra e parë që do të shkojë në finalen e madhe të Mynihut.

Dy ekipet kanë dhuruar një barazim spektakolar 3-3 në ndeshjen e parë, që garantoi emocione që në vërshëllimën e parë, e deri në të fundit.

Palët vijnë edhe në këtë ndeshje të dytë me probleme të rëndësishme me dëmtimet apo me formën jo optimale të disa elementëve kyç, pasi Lautaro Martinez nga një anë e Levandovski nga tjetra nuk janë në formën më të mirë. Lautaro e nis ndeshjen nga minuat e parë, ndërsa polaku i Barcelonës është në stolin e rezervave.

21′ Lautaro Martinez, 45′ (p) Çalhanollu, 90’+3′ Açerbi, 99′ Fratezi / 54′ Erik Garsia, 60′ Olmo, 87′ Rafinja

118’ Bastoni ndal një tjetër gjuajtje të Jamal nga e djathta duke çuar topin në këndore.

116’ Tjetër grushtim i shkëlqyer i Zomer ndaj Jamal, Levandovski nuk gjen portën. (VIDEO)

114’ Jamal ka hapësirë në të djathtën, shfaqet në zonë dhe gjuan me të majtën, por gjen devijimin vendimtar të Zomer i cili shmang golin. (VIDEO)

109’ Mrekulli e Sheznit, i cili ndal gjuajtjen e Fratezit pas një kundërzbritje të Interit të nisur në pozicion jashtë loje. (VIDEO)

108’ Dumfris i lë vendin në fushë De Vraj.

107’ Jamal nga e djathta harkon në zonë, Levandovski gjuan me kokë por çon sferën mbi traversë. (VIDEO)

106’ Kubarsi dhe Pedri i lënë vendin në fushë Gavi dhe Pau Viktor.

105’+3’ Mbyllet shtesa e parë me protestat zikaltër pasi Marciniak ndali një aksion premtues të tyre. (VIDEO)

104’ Fort gjen hapësirë para zonës dhe gjuan nga distanca, por sfera kalon mbi traversë.

99’ GOOOL INTERI! Aksion i gjatë i zikaltërve në të djathtën, Fratezi gjen hapësirën për gjuajtjen me të majtën dhe kthen Interin në avantazh. (VIDEO)

98’ Erik Garsia lë fushën e lojës për t’i bërë vend Fort.

97’ Top interesant në zonë për Pedri, Zomer del dhe kontrollon sferën në këmbët e mesfushorit.

94’ Interi e nis më me vrull pjesën e parë shtesë, Fratezi shfaqet në të djathtën por nuk arrin të pasojë te Taremi në qendër. (VIDEO)

91’ Rifillon ndeshja pa ndryshime në radhët e dy skuadrave.

90’+5’ Jamal shfaqet para Zomer, por çon topin në duart e portierit me goditjen e tij. (VIDEO)

90’+5’ Mbyllet ndeshja me barazimin 3-3, duhen kohët shtesë për fituesin.

90’+3’ GOOOL INTERI! Një harkim i Dumfris nga e djathta gjen Açerbin në qendër të sulmit, ku ai gjuan duke shënuar golin e barazimit. (VIDEO)

90’+2’ Jamal i afrohet golit, me një gjuajtje e cila ndalet vetëm nga shtylla e portës së Zomer. (VIDEO)

90’ Ferran Torres i lë vendin në fushë Levandovskit.

87’ GOOOL BARCELONA! Rafinja merr topin në të majtën, gjuan dy herë radhazi dhe me të dytën mposht Zomer. (VIDEO)

84’ Fermin Lopez merr vendin e Dani Olmo te katalanasit.

82’ Interi më në fund shfaqet para zonës kundërshtare me Fratezin e Karlos Augusto të cilët tentojnë të gjuajnë në portë, por pa sukses.

79’ Fratesi dhe Zielinski marrin vendin e Mkhitarjan dhe Çalhanollu në radhët e Interit.

77’ Gjuajtje mjeshtërore e Jamal, Zomer bën mrekullinë me grushtimin në këndore. (VIDEO)

76’ Injigo Martinez i lë vendin Arauhos në radhët e Barcelonës.

71’ Tjetër lëvizje e Inzagit, i cili hedh në fushë Darmian e Taremi në vend të Lautaro Martinez dhe Bisek.

70’ Katalanasit ekzekutojnë goditjen e dënimit me skemë, në fund është një devijim i De Jong para portës që kalon sferën mbi traversë. (VIDEO)

68’ Mkhitarjan ndal në mënyrë të parregullt Jamal dhe Marciniak bën shenjë nga pika e bardhë e penalltisë. Por me rishikimin e pamjeve me VAR, akordohet goditje dënimi jashtë zonës. (VIDEO)

65’ Sulm i shpejtë i katalanasve, Olmo nuk gjen Ferran Torres para portës së Interit. (VIDEO)

60’ GOOOL BARCELONA! Harkim perfekt i Maritn, Olmo me kokë gjuan dhe tund rrjetën e Zomer. (VIDEO)

56’ Tjetër rast i artë i katalanasve në kundërsulm, Erik Garsia ka portën thuajse të boshatisur, por gjuajtja e tij ndalet nga Zomer. (VIDEO)

55’ Barela lëshon një tjetër predhë drejt portës katalanase, Shezni grushton dhe largon sferën. (VIDEO)

54’ GOOOL BARCELONA! Pas një harkimi nga e majta, topi shkon te Erik Garsia i cili gjen rrjetën me një gjuajtje fluturimthi. (VIDEO)

52’ Açerbi shënon në portën e katalanasve pas një goditje dënimi, por goli anulohet për pozicion jashtë loje. (VIDEO)

50’ Jamal depërton në zonë dhe rrëzohet pas një kontakti me Bastonin. Sulmuesi kërkon penallti, Marciniak lë lojën të vazhdojë.

48’ Turam ka mundësinë të rrezikojnë më një zbritje të shpejtë, por vonon pasimin te Lautaro dhe humbet rrezikshmërinë e aksionit.

47’ Jamal krijon menjëherë panik në të djathtën më driblimin e tij, harkimi në qendër nuk është i duhur.

46’ Nis pjesa e dytë e ndeshjes pa zëvendësime nga skuadrat.

45’+3’ Mbyllet pjesa e parë me rezultatin 2-0 për Interin.

45’ GOOOL INTERI! Shënon Çalhanollu me penallti. (VIDEO)

42’ Lautaro hyn në zonë dhe tenton të gjuajë, Kubarsi ndërhyn ndaj sulmuesit. Loja vazhdon por më pas në ndalimin e parë Marciniak shkon të shohë pamjen në monitor i ftuar nga VAR-i. Në fund, ai akordon penallti për zikaltrit. (VIDEO)

41’ Çalhanollu gjuan në zonën e katalanasve, përsëri pa gjetur portën e Sheznit.

39’ Jamal provon të bëjë gjithçka vetë në të djathtën, Bastoni ndërhyn dhe ndal vrullin e tij.

38’ Pas një rivënie anësore, topi shkon te Mkhitarjan i cili gjuan fluturimthi. Sfera përfundon jo shumë larg shtyllës së portës së katalanasve. (VIDEO)

35’ Aksion i rrufeshëm i Barcelonës, Jamal shfaqet në të djathtën e gjuan në diagonale, por nuk gjen as portën e as Ferran Torres. (VIDEO)

34’ Harkim perfekt i Erik Garsia për Ferran Torres, gjuajtja e këtij të fundit nuk gjen portën. (VIDEO)

30’ Rafinja nga e majta pason për Ferran Torres, ndërhyrja e Açerbit bën që sfera të shkojë në këndore.

29’ Predhë nga distanca e Pedrit, topi nuk gjen portën e Interit.

28’ Zbritje e shpejtë e Olmos në të djathtën, por ai nuk pason për Torres, por gjuan vetë dhe fiton vetëm një goditje këndi. (VIDEO)

25’ Pretendime të katalanasve për penallti për një prekje me dorë në zonën e Interit nga Açerbi, Marciniak lë lojën të vazhdojë. (VIDEO)

21’ GOOOL INTERI! Interi fiton topin në mesfushën kundërshtare, Dumfris niset në zonë dhe pason për Lautaro Martinez i cili çon sferën në rrjetë (VIDEO)

17’ Dalje e shpejtë e Mkhitarjan në të majtën, pasimi i tij në qendër devijohet në këndore nga Injigo Martinez. (VIDEO)

16’ Turam ka një mundësi të mirë të rrezikojë pasi i shmanget pozicionit jashtë loje, por gjuajtja e tij devijohet jashtë.

15’ Jamal provon të gjejë portën me një gjuajtje me të majtën, sfera shkon në duart e Zomer. (VIDEO)

13’ Turam niset me shpejtësi drejt zonës, por nuk kalon dot Sheznin. Aksioni është i vlefshëm për pozicionin jashtë loje të francezit. (VIDEO)

9’ Dumfris niset me shpejtësi në krahun tjetër, gabon në momentin e pasimit në zonë ku pritnin sulmuesit zikaltër. (VIDEO)

8’ Jamal driblon mes tre lojtarësh me lehtësi, pasimi i tij ndalet nga mbrojtja e Interit.

5’ Përsëri panik në zonë e Interit pas aksioneve radhazi nga krahët të katalanasve, me vendasit që mundohen thjesht të ndalin miqtë në këtë start të furishëm. (VIDEO)

1’ Katalanasit sulmojnë menjëherë në krahun e djathtë, por gjuajtja e devijuar në këndore është e pavlefshme për një pozicion jashtë loje.

1’ Nis dueli në “San Siro”.

INTER: Zomer, Dumfris, Bastoni, Açerbi, Bisek, Dimarko, Çalhanollu, Mkhitarjan, Barela, Lautaro Martinez, Turam.
Trajner: Simone Inzagi

BARCELONA: Shezni, Kubarsí, Injigo Martinez, Gerard Martin, Erik Garsia, De Jong, Pedri, Olmo, Rafinja, Jamal, Ferran Torres.
Trajner: Hansi Flik