
Vijon zjarri në fshatin Miras, ndërhyrja në brendësi të pyllit është e vështirë

28 Gusht 2025, 09:48 / AKTUALITET
Prej ditës së djeshme vijon aktiv një vatër zjarri në zonën pyjore mbi fshatin Miras, me bimësi të përzier (dushk, pishë etj.).
Që prej orës 05:00 të mëngjesit të sotëm, forcat zjarrfikëse, shërbimi pyjor, strukturat vendore dhe banorët e zonës po punojnë intensivisht për shuarjen e flakëve. Në total janë angazhuar rreth 70 forca.
Për shkak të terrenit të thyer dhe mungesës së infrastrukturës rrugore, ndërhyrja në brendësi të pyllit është e vështirë, duke kërkuar ecje në këmbë për të mbërritur pranë vatrës. Zjarri ka marrë shtrirje të gjerë dhe ka përfshirë sipërfaqe me pisha, çka e bën situatën më problematike.
Institucioni i Prefektit po vijon koordinimin me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile duke vlerësuar ecurinë.
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128