
Vrasja e Renato Hoxhajt/ Mohoi të ketë lidhje me ngjarjen, Gjykata e Vlorës merr vendimin për Eris Mehmetajn


Eris Mehmeti, përpara oficerëve të policisë, ka mohuar të ketë lidhje me vrasjen e Renato Hoxhaj në Vlorë, më 27 prill.
Megjithatë, përballë faktit se automjeti është në pronësi të tij, ai e ka pranuar këtë, duke deklaruar në polici se makina është e njëjtë me atë që zotëron.
Ndër të tjera, ai ka shtuar se automjetin ia kishte lënë për përdorim një miku të tij, pasi ky ia kishte kërkuar, dhe se nuk ka dijeni se për çfarë është përdorur më pas makina.
Eris Mehmeti është lënë në burg nga Gjykata e Vlorës, i dyshuar për “Përkrahje të autorit të krimit” dhe “Sigurim kushtesh për kryerjen e vrasjes së Renato Hoxhaj.
Nga hetimet e deritanishme, policia dyshon se automjeti mund të jetë çmontuar në ndonjë pikë skrapi ose në servis, ndaj po zhvillohen hetime edhe në këtë drejtim.

E djathta mes pasqyrës së Berishës dhe Bashës!
ide

Kolapsi moral dhe politik i PD-së

Nuk mund të serviret më si premtim, ajo ç’ka përbën detyrim

Ne dhe Sali Kulla
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128