
SHBA dhe Britania e Madhe, darkordësi për uljen e tarifave! Trump: Marrëveshje historike tregtare me përfaqësuesit e një vendi shumë të respektuar


SHBA-të dhe Mbretëria e Bashkuar pritet të njoftojnë sot një marrëveshje për të ulur tarifat.
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka kërkuar një marrëveshje për të ulur tarifat që kur Presidenti Trump i aplikoi për pothuajse çdo vend në botë muajin e kaluar.
Presidenti Trump duket se aludoi për marrëveshjen kur postoi në mediat sociale të mërkurën në mbrëmje: “Konferencë e madhe për shtyp nesër në mëngjes në orën 10:00 të mëngjesit, Zyra Ovale, në lidhje me një marrëveshje të madhe tregtare me përfaqësuesit e një vendi të madh dhe shumë të respektuar. E para nga shumë të tjera!!!”
Nga ana e Londrës, kërkohet konkretisht që të ulen tarifat mbi çelikun dhe makinat britanike.
Nga ana e SHBA-së, duan diçka në lidhje me produktet farmaceutike dhe teknologjinë.

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128