“Shkel ligjin ndërkombëtar”, Britania e Madhe kundër planit izraelit në Gaza: Dëmton seriozisht zgjidhjen me dy shtete

20 Gusht 2025, 21:41 / BOTA ALFA PRESS

“Shkel ligjin ndërkombëtar”, Britania e Madhe kundër

Londra zyrtare ka dënuar miratimin nga qeveria izraelite të planit të vendbanimeve E1 në Bregun Perëndimor.

“Nëse zbatohet, kjo do ta ndante shtetin palestinez në dy pjesë, do të përbënte një shkelje flagrante të së drejtës ndërkombëtare dhe do ta dëmtonte seriozisht zgjidhjen me dy shtete”, – tha Sekretari i Jashtëm Britanik David Lammy në profilin e tij X.

Pas Francës dhe Gjermanisë, tashmë edhe Britania e Madhe kundërshton planin izraelit për të aneksuar Rripin e Gazës. Këto kundërshtime vijnë kur këto vende kanë deklaruar se në shtator do të njohin shtetin e Palestinës nëse Izraeli nuk ndal luftën në Gaza.

 

Po ndodh...