
Liria e medias/ “Reporterët pa Kufij”: Shqipëria ka përmirësim, rritet me 19 vende nga viti i kaluar


Shqipëria është renditur në vendin e 80-të në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit 2025 të publikuar nga organizata “Reporterët pa Kufij” (RSF), duke shënuar një përmirësim prej 19 vendesh krahasuar me një vit më parë, kur ishte në vendin e 99-të nga 180 shtete.
Megjithëse ky progres sinjalizon një përmirësim të përgjithshëm në klimën mediatike, raporti thekson se liria e shtypit në Shqipëri mbetet e brishtë. RSF nënvizon se media shqiptare përballet ende me kërcënime serioze nga ndërthurja e interesave politike dhe ekonomike, nga një kuadër ligjor i papërshtatshëm dhe nga ndërhyrjet me karakter partiak në rregullimin e sektorit mediatik.
Pavarësisht se Kushtetuta dhe angazhimet ndërkombëtare garantojnë lirinë e shprehjes, raporti evidenton mangësitë në mbrojtjen e burimeve konfidenciale të gazetarëve dhe thekson rrezikun e lartë për ata që hetojnë krimin dhe korrupsionin.
“Gazetarët që raportojnë mbi protesta apo operacione policore shpesh përballen me dhunë nga autoritetet,” thuhet në raport, ku shtohet se krimi i organizuar përbën një nga kërcënimet më serioze për sigurinë e gazetarëve në vend. Edhe pse ka pasur disa hapa pozitivë nga policia për të hetuar sulmet ndaj gazetarëve, mungesa e ndëshkimeve dhe përpjekjet për t’i delegjitimuar mediat nga ana politike, kanë krijuar një klimë që favorizon sulmet e mëtejshme.
Në të kundërt, Kosova ka shënuar një rënie të ndjeshme në indeks, duke zbritur në vendin e 99-të – më poshtë se Shqipëria – nga vendi i 75-të vitin e kaluar dhe nga i 56-ti në vitin 2023. Kjo është rënia më e madhe për Kosovën në 15 vitet e fundit, duke shënuar vitin e dytë radhazi me regres në lirinë e shtypit.

E djathta mes pasqyrës së Berishës dhe Bashës!
ide

Kolapsi moral dhe politik i PD-së

Nuk mund të serviret më si premtim, ajo ç’ka përbën detyrim

Ne dhe Sali Kulla
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128