
Më shumë mallra nga Spanja në Shqipëri/ Partneriteti tregtar në rritje, përkundër rënies së përgjithshme të importeve

Shqipëria ka shtuar ndjeshëm importet nga Spanja gjatë gjysmës së parë të vitit 2025, duke arritur vlerën e 7.57 miliardë lekëve, me një rritje prej 9.9%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se Spanja ka qenë një nga pak vendet europiane që ka rritur furnizimet drejt tregut shqiptar, në një periudhë kur importet në total kanë rënë.
Në Janar–Qershor të këtij viti, importet e përgjithshme të Shqipërisë u vlerësuan me 431 miliardë lekë, duke shënuar një rënie prej 2.0% në raport me vitin 2024. Megjithatë, prirja nuk ka qenë e njëjtë për të gjithë partnerët tregtarë. Përveç Spanjës, rritje të forta u regjistruan edhe nga Kina me 25.2% dhe Greqia me 2.4%, ndërsa rënie të ndjeshme u shënuan nga Turqia me 18.3%, Kosova me 14.3%, Shtetet e Bashkuara me 15.1%, Gjermania me 4.7% dhe Italia me 2.5%.
Eksportet shqiptare arritën në 203 miliardë lekë, duke u rritur me 2.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërsa deficiti tregtar zbriti në 228 miliardë lekë, me një ulje prej 5.4% në bazë vjetore.
Nëse i referohemi të dhënave të detajuara për produktet kryesore të importuara nga Spanja shohim se pjesën më të madhe e zënë produktet e qeramikës, makineritë elektrike, mjetet e transportit, produktet ushqimore të përpunuara, pijet, tekstilet dhe mallrat industriale. Kjo rritje interpretohet si rezultat i kërkesës më të lartë të tregut vendas për cilësi dhe larmi, por edhe si pasojë e marrëdhënieve gjithnjë e më të ngushta tregtare mes dy vendeve.
Rritja e furnizimeve nga Spanja vjen në një moment kur ekonomia shqiptare po përpiqet të balancojë deficitin tregtar dhe të diversifikojë burimet e importit, duke u hapur më shumë ndaj partnerëve që ofrojnë produkte me standarde europiane dhe çmime konkurruese./SCAN

Samiti për Ukrainën që injoroi pyetjet e vështira
ide

Zoti Basha, Demokratët, Kombi dhe ‘Partia Demokratike e Shqipërisë’!


Zjarrvënësi i Demokracisë, tradhtia që dogji të djathtën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128